You are here
Home > Futboll Bota > “E dija që jam shqiptar”, trajneri De Biazi me humor e quan veten arbëreshë

“E dija që jam shqiptar”, trajneri De Biazi me humor e quan veten arbëreshë

Të ftuar në një emision që transmetohet në “Top Channel”, De Biazi e ka quajtur veten si një arbëreshë, me humor sigurisht.

Gazetari Marin Mema shprehet se ka zbuluar se 44 kilometra larg Peskarës, ka gjetur disa arbëreshë me të njëjtin mbiemër. Këto familje ishin të shkëputuar nga Shqipëria jugore, e më saktësisht nga Himara. Mesa duket ajo lidhje e trajnerit italian me shqiptarët jo më kot ishte aq e fortë, aqsa u quajt edhe “Gani Abazi”.

Fillimisht tekniku italian nuk i besoi një fakti të tillë: “Nuk besoj se është e vërtetë. Ku ndodheshin  më saktësisht?”, ka pyetur fillimisht De Biazin gazetarin Mema. E në fund tekniku italian shprehet me humor: “E dija që isha shqiptar”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top