Të ftuar në një emision që transmetohet në “Top Channel”, De Biazi e ka quajtur veten si një arbëreshë, me humor sigurisht.
Gazetari Marin Mema shprehet se ka zbuluar se 44 kilometra larg Peskarës, ka gjetur disa arbëreshë me të njëjtin mbiemër. Këto familje ishin të shkëputuar nga Shqipëria jugore, e më saktësisht nga Himara. Mesa duket ajo lidhje e trajnerit italian me shqiptarët jo më kot ishte aq e fortë, aqsa u quajt edhe “Gani Abazi”.
Fillimisht tekniku italian nuk i besoi një fakti të tillë: “Nuk besoj se është e vërtetë. Ku ndodheshin më saktësisht?”, ka pyetur fillimisht De Biazin gazetarin Mema. E në fund tekniku italian shprehet me humor: “E dija që isha shqiptar”. /Shqiperia.ch/