
Sa shumë diskutime ka hapur çështja e Lirim Kastratit, sa i përket Kombëtares që ky i fundit do të preferonte të luante në të ardhmen. Në ditët e fundit u përfol se talenti shqiptar do të zgjidhte përfaqësimin e Kroacisë, por gjithçka rezultoi një absurditet.
Do të ishte vetë futbollisti në një intervistë për “Sporti në KTV”, që do të pranonte faktin se do të jetë pjesë e Kosovës që nga ndeshjet e tetorit, teksa është ftuar nga trajneri Shalandes. Tashmë është vetë Federata e Futbollit në Kosovë, e cila konfirmon këtë afrim të ri.
.Bajram Shala, përgjegjës për media në FFK, e ka mbyllur përfundimisht këtë çështje, duke u shprehur se Kastrati do të jetë përforcimi më i ri i “dardanëve”. /Shqipëria.ch/