Nuk do të jetë ndaj Izraelit, por do të mungojë edhe ndaj Skocisë. Eros Grezda është larguar nga kombëtarja shqiptare pasi Panuçi ka parë se futbollisti ishte totalisht jashtë formës së duhur, nga dëmtimi që kaloi së fundmi.
Megjithatë kjo nuk ishte çështja e vetme, futbollisti i Rangersit gjithashtu duhet të merrte edhe lejen e punës në Skoci. E gjitha kjo situatë, ka bërë jehonë edhe në mediat skoceze. Këto të fundit kanë pasqyruar gjendjen e talentit shqiptar, duke vendosur theksin në faktin se Grezda do të mungojë edhe në takimin e 10 shtatorit, atje ku Skocia do të presë Shqipërinë. /Shqipëria.ch/