You are here
Home > Kombëtarja > E çuditshme/ Hysaj mendohet si mbrojtës qëndre, nuk kanë fund eksperimentet te Napoli

E çuditshme/ Hysaj mendohet si mbrojtës qëndre, nuk kanë fund eksperimentet te Napoli

Napoli do të përballet ndaj Salzburgut në takimin e nesërm, të vlefshëm për “Europa League”. Mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj, e ka vendin thuajse të sigurt në formacion për ekipin italian.

Kjo nisur edhe nga mungesat e shumta të Napolit në aspektin e mbrojtjes. Por së fundmi është ideuar edhe një tjetër “çmenduri”, për të kaluar shkodranin si mbrojtës të qëndrës. Kjo për arsyen sepse shumë lojtarë që luajnë në këtë pozicion, nuk janë të gatshëm te italianët kundër Salzburgut.

Idenë e ka hedhur ish-futbollisti i njohur i Napolit, Aleksandro Renika, që në një intervistë për mediat italiane nuk përjashton mundësinë që Ançeloti të luajë me shqiptarin si mbrojtës i qëndrës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top