
Ledian Memushaj nuk është “lodhur” aspak, por përkundrazi vijon të ndihmojë ekipin e tij që ka zbritur në Seria B. Peskara mposhti Krutonen me rezultatin 2-1, në javën e 5-të kampionatit italian.
Mesfushori vlonjat përveçse ishte titullar i padiskutuar, në minutën e 19 ofroi asistin e golit të parë. Forma fizike e Memushajt vijon të tregoi të njejtin Ledian skarifikues si me Kombëtaren. Peskara ruan vendin e dytë me tre fitore dhe dy barazime.
Pavarësisht moshës dhe aludimeve të shumta se ky futbollist e konsumuar shumë te Shqipëria, mesfushori tregon dita-ditës se ka ende shumë për të dhënë me kuqezinjtë, pavarësisht se vitet nuk flasin në favor të tij. /Shqipëria.ch/