You are here
Home > Kryefaqja > E çfarë mentaliteti! Po vuante shumë, ekipi francez dërgon Arbër Zenelin në Dubai

E çfarë mentaliteti! Po vuante shumë, ekipi francez dërgon Arbër Zenelin në Dubai

Të luash në elitën e futbollit europian është një mundësi që nuk mund ta kapin të gjithë futbollistët, por ata që e arrijnë, përfitojnë shumë në karrierën e tyre. Jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe dhuratat zemërgjere që bëjnë shpeshherë vetë klubet për të mbajtur lojtarin të motivuar deri në maksimum.

Së fundmi kjo ka ndodhur me Arbër Zenelin dhe Reimsin. Pas dëmtimit që pësoi ndaj Malit të Zi, sulmuesi i Kosovës u dëmtua dhe do të mungojë 7-9 muaj. Kur kanë mbetur edhe 3-4 muaj në rastin më të mirë për rikthimin, Zeneli ishte duke vuajtur shumë me punën e stërlodhshme për rikuperim, pa harruar edhe mungesën në fushën e blertë.

Sipas asaj që pranon vetë babai i lojtarit për “Periskopi”, klubi i Reimsit ka vendosur për Zenelin që ta dërgonte për pushime 10 ditore në Dubai. Në këtë mënyrë vetë sulmuesi shqiptar do të largojë disi mërzitjen e kapluar gjatë gjithë kësaj kohe, për t’u kthyer me energji të reja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top