You are here
Home > Kombëtarja > E çfarë është Eminemi para shqiptarëve? Intervista e Ardian Ismajlit, thjeshtë mos e humbisni

E çfarë është Eminemi para shqiptarëve? Intervista e Ardian Ismajlit, thjeshtë mos e humbisni

Ardian Ismajli ka dhënë një prej intervistave më të bukura deri tani, për mediat kroate. Ndërsa është duke u stërvitur me Hajdukun e Splitit për ndeshjet e Europës, në Kroaci po komentohej shumë edhe për modelin e tij të flokëve duke e quajtur si Eminem.

“Nëse bëjmë këto krahasime, më mirë Dua Lipa ose Rita Ora sepse janë shqiptare”, ka thënë Ismajli, që ka një dashuri të madhe për atdheun e tij. Përveç kësaj pjese, mbrojtësi i Shqipërisë për “Slobodnadalmacija” ka dhënë edhe disa këshilla të vlefshme për talentet e reja, që thjeshtë nuk duhet të humben për t’u lexuar.

“E rëndësishme është që kam qënë gjithë kohën duke punuar, nuk e kam humbur kurrë vullnetin apo shpresën. Jam një djalë i vështirë. Kështu që tani po përpiqem të flas edhe me miqtë e mi që janë nga Kosova, Sahiti dhe Dellova. I them që të mos heqin asnjëherë dorë.

Gjuhën angleze e flas pastër dhe nuk kam marrë mësime private. Thjeshtë e kam mësuar vetë, pasi kjo gjuhë kërkohet, gjithçka është në anglisht. Mburrem me lojtarët shqiptarë te Hajduku dhe u them që të mos ndalin asnjëherë së punuari, pasi do të shkoj mirë. Gjithashtu edhe për Tahirajn të njëjtën gjë, që është nga Shqipëria dhe Italia, ka zakonet e tij. Sahiti është nga Prishtina, ndërsa Dellova nga Prizreni.

Ngjasoj me Eminemin? Jo, çfarë Eminemi. I kam prerë flokët e mi në këtë mënyrë për shkak të nxehtësisë. Më kanë thënë edhe drejtues të Hajdukut që ngjasoj me Eminemin. Nëse qëndrojmë në këtë krahasim, më afër për mua janë Rita Ora dhe Dua Lipa, këngëtaret shqiptare.

Ka koncert Rita Ora në Zadar? Nuk e dija. Do të shkoj ta vizitoj, pasi është me humor, e vërtetë dhe gjithmonë e buzëqeshur. Bëj shaka, nuk jam tip i koncerteve.  Unë jam këtu për të punuar, prandaj duhet të përqendrohem. Jeta është e shkurtër dhe për ta shijuar duhet të investojmë për të ardhmen. Sakrifiko vetveten. Rruga ime është futbolli dhe po e kërkoj në këtë mënyrë.

Sa i përket lojës sime së ashpër, mendoj se do të përfitoj shumë nga VAR-i. Do të shihet se shumë prej faullave dhe kartonëve nuk janë. Do të më ndihmojë shumë VAR-i. Sapo dikush ka duel me mua, arbitri menjëherë vërshëllen. Jo! Tani ju do të shihni sesa të padrejtë kanë qënë me mua”, ka thënë Ismajli. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top