
“Mbreti shqiptar i merkatos”, Arbër Zeneli, sapo e ka nisur janarin e tij që pritet të jetë me shumë zhvillime. Pas interesimeve që pati nga të gjitha ligat e Europës, futbollisti i Kosovës e ka marrë një vendim për të ardhmen.
Ai i ka refuzuar ofertën Fenerbaçes, duke mos pranuar me dëshirën e tij për të shkuar në Turqi. Arsyeja? Ambicia për të shkuar edhe më lartë. Do të ishte vetë Zeneli që do të shprehej se kishte marrë shumë mesazhe nga tifozët me qëllimin për ta bindur, megjithëse një gjë e tillë nuk mund të ndodh më.
“Ishin të shumtë tifozët e Fenerbaçes që mu drejtuan me mesazhe që të luaj te klubi i tyre. Përtej respektit, dua të shkojë në kampionate edhe më të mëdha të Europës”, ka thënë Zeneli, duke i mbyllur derën Fenerbaçes. /Shqiperia.ch/