
Naser Aliji është larguar nga Dinamo e Bukureshtit me një vendim të vetë mbrojtësit të Kombëtares. E gjitha kjo erdhi pasi ky futbollist u shpreh se te klubi rumun kishte edhe kërcënime të shpeshta se nëse nuk do të fitonin një ndeshje, lojtarët nuk do të merrnin pagesën që u takonte.
Prej asaj kohe nuk ishte publikuar asgjë rreth një aventure të re të Alijit. Por në orët e fundit situata e mbrojtësit kuqezi është zbuluar disi. Sipas asaj që zbulon “Shqiperia.ch” në mediat turke, Kaysespori po sheh mundësinë për të marrë lojtarin e Kombëtares në merkaton e verës. Fjalën e fundit do ta thotë Aliji, për të mbyllur këtë marrëveshje apo për ta refuzuar atë. /Shqiperia.ch/