You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Turpi nga shqiptarët, babai i Durmishajt braktis punën: Ia prishën mendjen në Athinë!

E bujshme/ Turpi nga shqiptarët, babai i Durmishajt braktis punën: Ia prishën mendjen në Athinë!

Fiorin Durmishaj ka zgjedhur përfundimisht Greqinë, me sulmuesin shqiptar që ka bërë një zgjedhje të guximshme në karrierën e tij. Shumë reagime të forta ka pasur nga vendlindja, me tifozët shqiptarë që kurrsesi nuk e kanë pranuar lehtë këtë vendim.

“Nuk mund ta kafshojë dorën që më ushqeu”, kështu u shpreh vetë futbollisti, duke folur për herë të parë si i Greqisë. Por çfarë ndodhi që ish-lojtari i Shpresave, ndërrmori këtë vendim? Një prej punëtorëve shqiptarë në Rodos, kompaninë ku gjendet edhe babai i Durmishajt, ka treguar gjithçka sa i përket këtij rasti. Me identitetin që duhej me çdo kusht të mbahej i fshehtë, zbulohet se futbollisti i ka dalë kundër edhe familjes së tij për Greqinë.

“Jam një shqiptar nga Tirana dhe banoj prej shumë vitesh në Greqi, në Rodos më saktësisht. Familjen e Durmishajt e njoh shumë mirë, madje me babain e tij punoj me një vend. Por ai nuk ka ardhur në punë që prej një jave, pasi ka turp nga zgjedhja e djalit, sepse në vendin tonë të punës ka shumë shqiptarë. Dua të them që babai ishte ai që e ka shtyrë djalin për te Shqipëria, por Durmishajt ia kanë ndërruar mendjen në Athinë dhe nuk i dëgjoj prindërit”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top