You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Trajneri Inzagi surprizon ndaj Interit, thërret edhe mbrojtësin e Shqipërisë

E bujshme/ Trajneri Inzagi surprizon ndaj Interit, thërret edhe mbrojtësin e Shqipërisë

Lacio vazhdon të përbëhet nga shqiptarët në Itali. Këtë herë nuk do të flasim për një emër shumë të dëgjuar nga ana juaj, por për një talent të ri, që pritet të bëj jehonë në të ardhmen. Serxhio Kalaj është ftuar nga trajneri Inzaghi për mbrëmjen e sotme.

Kryeqytetasit do të luajnë ndaj Interit për Kupën e Italisë, në një stadium që pritet të jetë i tejmbushur. Disi suprizuese kjo ftesë për mbrojtësin e Shqipërisë U-19, që papritur e sheh veten mes emocioneve të tilla.

Megjithatë një sukses i merituar për Kalajn, që për shumë kohë ishte pjesë edhe e të rinjëve të Lacios. Falë këtyre shembujve, trajneri Inzagi jep një leksion të mirë për Italinë dhe Europën, që shpeshherë vështrimi duhet hedhur nga të rinjtë për të mbajtur ata të motivuar në të ardhmen. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top