
Pas barazimit të marrë në “Champions League” ndaj Ajaksit në shifrat 1-1, gjermanët e Bajernit janë rikthyer në stërvitje për t’u përgatitur këtë herë për kampionatin.
Skuadra duhet të reagojë, pasi tifozët nuk janë ende të bindur nga trajneri Kovac. Shumë dëmtime te gjigantët gjermanë, ndërsa Kovac ka thirrur në skuadrën e parë edhe dy talente të reja nga akademia. Bëhet fjalë për talente si Paul Will dhe futbollisti shqiptar, Meritan Shabani.
Ky i fundit ka qenë i grumbulluar edhe më parë me ekipin e parë të Bajernit, por me trajnerin Kovac nuk po i jepeshin hapësirat e duhur. Tashmë situata ka ndryshuar, ndërsa mundësitë që talenti shqiptar të jetë i pranishëm ndaj Mouncheglabad janë të mëdha. /Shqipëria.ch/