You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Tomas Guidara takohet me Panuçin, bëhet gati afrimi i ri te Shqipëria

E bujshme/ Tomas Guidara takohet me Panuçin, bëhet gati afrimi i ri te Shqipëria

Interesi për të marrë në Kombëtare mbrojtësin e djathtë të Belgranos, Tomas Guiadara, është bërë zyrtar në ditën e enjte. Ky është njoftimi më i fundit që vjen nga “Mundod.lavoz”, duke iu referuar prurjes më të re te Shqipëria.

Futbollisti 22-vjeçar, kërkohet me ngulm nga ana e Panuçit. Në javën e ardhshme pritet edhe takimi mes trajnerit të Shqipërisë dhe lojtarit në fjalë, për të folur më tepër rreth projketit dhe objektivave në të ardhmen. Tratativat për një kalim të tillë kanë nisur prej kohësh, por vetëm tani e kanë marrë formën zyrtare.

Mesa duket Elseid Hysaj nuk do të gjejë qetësi as në Kombëtare, pasi Guidara vjen pikërisht si mbrojtës i krahut të djathtë. Por për të arritur deri aty, duhet që futbollisti në fjalë të pranojë ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top