
“Telenovela” Muriqi ka marrë një rrjedhë të re dhe të paparashikueshme. Teksa të gjithë ishin të përqëndruar te pista Galatasarai dhe Fenerbaçe, një ekip i ri futet në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit të Kosovës.
Flitet për skuadrën e Lacios dhe e gjitha kjo falë drejtorit sportiv, Igli Tares. Një sezon fantastik kaloi Vedat Muriqi me Rizesporin, duke qënë i pandalshëm me golat e shënuara. Me 17 realizime dhe 8 asistime, padyshim që më mirë nuk mund të kishte.
“LaLaziosiamonoi” ka publikuar edhe interesimin e fundit që vjen nga Seria A, ndërsa pritet të shihet sesi do të shkojnë negociatat në ditët në vazhdim. Për momentin oferta më e lartë për Muriqin ka qënë 3 milionë euro, ndërsa drejtuesit e Rizesporit kërkojnë më tepër. /Shqiperia.ch/