You are here
Home > Bundesliga > E bujshme/ Talenti i Dortmundit braktis Gjermaninë, flet babai i Hetemit: Ia bëri të qartë trajnerit

E bujshme/ Talenti i Dortmundit braktis Gjermaninë, flet babai i Hetemit: Ia bëri të qartë trajnerit

Një lajm i mirë vjen për përfaqësuesen e Kosovës, pasi kësaj të fundit pak nga pak po i rikthehen të gjithë talentet e saj që luajnë në Europë, apo edhe që janë pjesë e Kombëtareve të moshave me shtete të ndryshme.

Bëhet fjalë pikërisht për talentin që është pjesë e skuadrës së moshave të Dortmundit, Rilind Hetemi. Ëndrra e mesfushorit është që një ditë të përfaqësojë dardanasit. Ndonëse është vetëm 16 vjeç, tek skuadra gjermane konsiderohet si një lojtar i së ardhmes të këtij klubi. Hetemi momentalisht është pjesë e Gjermanisë U-16, ku me panzerat ka zhvilluar 4 ndeshje.

Në një intervistë të babait të Rilindit për median “Koha Ditore”, ai është shprehur se djali i tij herët apo vonë do të jetë pjesë e Kosovës. Gjithashtu thekson se ka patur kontakte të vazhdueshme me Zgjim Sojevën, menaxherin e Kosovës U-21, ku tregon se dëshira është e madhe nga të dyja palët.
“Rilindi i ka thënë trajnerit të ekipit U-15 të Gjermanisë se herët apo vonë ai do të luajë për Kosovën. Kam patur kontakt me trajnerin e Kosovës U-15, Gazmend Haliti dhe tani me menaxherin e 21-vjeçarëve të Kosovës, Zgjim Sojevën”, është shprehur babai i Rilindit.

Ajo çka bie në sy, është se Hetemi po bën një lojë tepër të pëlqyer me të rinjtë e Dortmundit, teksa në debutimin e tij të parë me 19-vjeçarët e klubit gjerman, arriti të shënonte edhe një gol në sfidën që patën verdhezinjtë e vegjël përballë Monako U-19, të vlefshme për “UEFA Youth League”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top