You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Tahirajn e dalë nga Juventusi e pret Shqipëria, firmos me gjigandët e Kroacisë

E bujshme/ Tahirajn e dalë nga Juventusi e pret Shqipëria, firmos me gjigandët e Kroacisë

Françesko Tahiraj hedh një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Futbollisti shqiptar që ka shkëlqyer tek Aluminij, shkon te gjigantët kroatë. Megjithëse një tjetër ekip nga Zagrebi e ka kërkuar gjatë gjithë kohës, Hajduku, Tahiraj ka firmosur me gjigantët e Dinamos së Zagrebit.

Futbollisti shqiptar ka dalë nga akademia e Juventusit, ndërsa ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe ka mbyllur vizitat mjekësore në Kroaci. Sipas të gjitha gjasave, Tahiraj do të jetë përforcimi më i ri i Shqipërisë në ndeshjet e marsit, sigurisht nëse nuk do të kemi zhvillime të reja.

Sulmuesi 22-vjeçar kishte shënuar 9 gola dhe kishte dhuruar 4 asist deri tani në kampionatin slloven. Më parë futbollisti në fjalë ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të Shqipërisë, madje edhe duke realizuar me fanellën e kuqezinjve. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top