Kur ka mbetur diçka më shumë se 1 muaj nga fillimi i eleminatoreve të europianit të ardhshëm, atje ku Shqipëria do të përballet me Turqinë, një e papritur vjen nga kundërshtari. Sipas asaj që raportojnë mediat turke, “NTV”, duke e trajtuar në formë zyrtare, turqit do e ndërrojnë trajnerin e tyre.
Rumuni Mircea Lucesku i ka hapur krahu teknikut tjetër, Senol Gunes. Ky i fundit e ka drejtuar Turqin në vitet 2002 dhe 2004, duke i dhënë vendin e tretë në Kupën e Botës. Në gjysmëfinale kjo Kombëtare do të mposhtej vetëm nga Brazili, por më pas do e fitonte garën për vendin e tretë.
Aktualisht Gunes është edhe trajneri i Beshiktashit dhe sipas “NTV”, trajnerit do i duhet të punojë paksa paralelisht me skuadrën turke dhe të mendoj për Kombëtaren. Kjo pasi dorëheqja nga Beshiktashi sipas burimeve të medias në fjalë nuk do të jetë e menjëhershme, por Gunes do të jetë ai që do të gjendet në stol për ndeshjen e parë ndaj Turqisë. Një shkarkim mëse i pritshëm ky për Luçeskun, që ka marrë 4 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje. Nga ana tjetër një ndryshim planesh do të ketë edhe te Shqipëria, ndërsa Panuçi e kishte mposhtur njëherë Turqinë me Luçeskun në krye. /Shqiperia.ch/