
Kemal Ademi është futbollisti shqiptar që po merr gjithë vëmendjen te Bazeli. Pas largimit të Ajetit te West Hemi, talenti në fjalë po bën jehonë, duke shënuar gjithmonë në portat kundërshtare.
Duke parë faktin se në Kosovë po flitet gjithmonë e më tepër për ardhjen e Kemal Ademit, kanë reaguar edhe në Zvicër me lojën e vjetër. “Blick.ch” ka bërë një artikull ku vetë titulli flet shumë: “Shqiptarët duan të na vjedhin Kemal Ademin”.
Nuk është hera e parë që një gjë e tillë vjen nga mediat zvicerane, ndërsa të njëjtën situatë e përsëritën edhe me Bastien Tomën. Pasi shihet një futbollist me potencial, vetë mediat bëjnë reagime të ashpra, për të lëvizur personat me detyrë në Kombëtaren e Zvicrës, që talentet me origjinë shqiptare të mos përfundojnë te Kosova apo Shqipëria.
Nga ana tjetër menaxheri i sulmuesit, Renato Cedrola, është shprehur se është kontaktuar nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe dardanët për ndeshjet e rradhës, që të marrin shërbimet e Ademit. /Shqiperia.ch/