
Prej disa muajsh një lajm i rremë mbizotëroi në mediat shqiptare, teksa u zyrtarizua se Bastien Toma dhe Florent Hadërgjonaj kishin zgjedhur Kosovën. Faktikisht, baza vinte nga keqkuptimi i fjalëve të një interviste që dha Shaland për mediat në Kosovë, të cilën “Shqiperia.ch” e zbardhi menjëherë në datën 31 dhjetor.
Qartësisht fjalët e Shalandit më shumë sesa një fakt i kryer, ishin një dëshirë për afrimin e këtyre lojtarëve. Gjithsesi kaq ka mjaftuar që për mediat sportive shqiptare, të zyrtarizohen këto afrime. “Shqiperia.ch” kontaktoi menjëherë me burime brenda lojtarit Bastien Toma, që konfirmuan se lojtari në fjalë as që po e çon ndërmend një zgjedhje, të paktën për momentin, e jo më që të kishte vendosur se për kë do të luante.
Së fundmi është trajneri Shaland që për mediat në Zvicër (Lematin.ch) ka sqaruar gjithë keqkuptimin që ka ndodhur në Shqipëri, duke u shprehur se Hadërgjonaj dhe Toma nuk kanë zgjedhur ende se çfarë do të përfaqësojnë.
“Jo (qesh) … Është e qartë se këta janë lojtarë të cilët janë zviceranë dhe kosovarë. Ata mund të kërkojnë dy zgjedhje. Nëse nuk shfaqet mundësia për të luajtur me Zvicrën, ekziston mundësia për t’u bashkuar me Kosovën. Këtu shkojmë, por si shumë të tjerë! Kosova është një vend i ri, i cili duhet të jetë një ekip kombëtar. Ai ka këtë shans – ose këtë fat të keq, nuk e di – që të ketë elemente që janë binacionale, madje trinacionale për disa … sepse ka disa që mund të luajnë gjithashtu për Shqipërinë.
Kjo është ajo, ne jemi gjithmonë të gatshëm, por nuk po bëjmë presion ndaj askujt, nuk do të ngacmojmë agjentë, prindër apo lojtarë. Ne vetëm duam t’i tregojmë atyre se do të ishim shumë të lumtur t’i mirëpresim ata në ekipin kombëtar. Pas kësaj, unë jam i vetëdijshëm, dhe është krejtësisht logjike që ata të mund të zgjedhin Zvicrën. Nëse do të isha një lojtar sot, do ta bëja atë zgjedhje … Është një realitet. Federata ime dhe unë jemi në të njëjtën gjatësi vale, ne jemi shumë të qartë në opsionet tona.
Ne vetëm duam që lojtarët të dinë se ekipi ynë kombëtar është në ndërtim e sipër, po përpiqemi të bëjmë ekipin më të mirë të mundshëm dhe ne do t’i mirëpresim disa lojtarë me dëshirë … Ky është rasti i Toma, është rasti i Hadergjonajt është rasti e lojtarëve të tjerë në Gjermani, Austri dhe vende të tjera. Kemi të rinj që janë shumë, shumë të mirë dhe kanë luajtur me përzgjedhjet e tyre përkatëse. Ne po presim. Nëse ata kanë një shans për të evoluar me këto vende më të famshme dhe të mira për ta”, u shpreh Shaland. /Shqiperia.ch/
(Intervista e plotë publikohet në 12:30 te media sportive, Shqiperia.ch)