
Të gjithë e dinë që Rei Manaj ka bërë bujë duke u gjendur te Interi, teksa në Itali cilësohej si një nga futbollistët më të prespektivës.
Përveç fizikut dhe nuhatjes për të dërguar topin në rrjetë, sulmuesi shqiptar ka treguar shpeshherë se mund të zgjidhte ndeshjen edhe i vetëm. Megjithatë një sërë peripecish ende të pakuptueshme, bën që Manaj të largohej nga zikaltërit, duke provuar disa aventura të ndryshme.
Aktualisht në klubin e Albasetes, shqiptari po e gjen veten në mënyrën më të mirë të mundshme. Shifra e 4 golave të shënuar deri në javën e 5 të kampionatit, e tregon më së miri formën e këtij njeriu. Sipas asaj që raporton “FcInterNews.it”, zikaltërit nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtësisisht nga futbollisti i Shqipërisë.
Albasete ka të drejtën e blerjes së kartonit të Manajt në fundin e sezonit nga Interi, por këta të fundit do të vendosin një kusht, për riblerjen e kartonit të tij në të ardhmen. Forma e fundit e sulmuesit shqiptar i ka bindur të gjithë, Rei duhet të ndryshoj diçka te vetja për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës. /Shqipëria.ch/