You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Portugezin sa për të kaluar kohën, Inter nis kontaktet me Elseid Hysajn

E bujshme/ Portugezin sa për të kaluar kohën, Inter nis kontaktet me Elseid Hysajn

Prej ditësh ishte bërë e ditur se Interi kishte nisur interesimin për Elseid Hysajn. Ky i fundit nuk po e gjen rrugën e marrëveshjes me Chelsean, pasi anglezët ofrojnë pak për kartonin e shqiptarit, ndërsa kanë paraqitur edhe idenë e huazimit.

Në të dyja rastet, presidenti De Laurentis është kundër një negociate të tillë, pasi kërkon me patjetër shitjen e shkodranit, për të përfituar mirë nga ana financiare. Tashmë janë zikaltërit ata që përfitojnë terren me Hysajn.

Media të ndryshme italiane dhe prestigjoze, shprehen se futbollisti shqiptar do të transferohet te Interi gjatë merkatos së verës. Arritja e marrëveshjes mund të bëhet që në këtë moment, për ta mbyllur çështjen e të pritet vetëm fundi i sezonit, për kalimin përfundimtar. Nga ana tjetër zikaltërit mund të përdorin mbrojtësin portugez, Cedric Soares, për ta marrë nga Soathumptoni dhe për ta përdorur deri në fundin e këtij kampionati. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top