You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Pistë konkrete për Armando Sadikun, gati largimi nga “La Liga”

E bujshme/ Pistë konkrete për Armando Sadikun, gati largimi nga “La Liga”

Armando Sadiku do të largohet nga ekipi i Levantes sipas të gjitha gjasave. Sulmuesi shqiptar, i penalizuar edhe nga dëmtimi, shkoi në një huazim te Lugano në gjysmën e sezonit të fundit. Vështirësi do të kishte edhe në këtë aventurë, duke mos përsëritur suksesin personal të dikurshëm kur luante me ekipin zviceran.

Vetëm një surprizë e bukur dhe e papritur mund ta mbajë Sadikun te Levante, ndërsa të reja të fundit nga Turqia. “Fotospor” raporton se Trabzonspori ka hyrë në garë për të marrë shërbimet e lojtarit të Shqipërisë. Skuadra e cila doli në vendin e katërt në elitën e kampionatit turk në sezonin që përfundoi, duke arritur në kualifikueset e “Europa League”. Tashmë mbetet të shihet sesi do të shkojnë negociatat, por një pistë reale e Sadikut është ajo e Trabzonsporit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top