You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ PAOK do sulmuesin e Shqipërisë që vendos rekorde, ia morëm me “luftë” Greqisë

E bujshme/ PAOK do sulmuesin e Shqipërisë që vendos rekorde, ia morëm me “luftë” Greqisë

Situata mes Olimpiakosit dhe PAOK është tensionuar gjithmonë e më tepër në vitet e fundit. Polemika dhe akuza për titujt kampion mes të dyja klubeve që e kanë rritur edhe më tepër rivalitetin, i cili ka prekur kulmin.

Por në të njëjtën kohë kanë hapur edhe dritaren për të bërë transferime me njëra-tjetrën. Fillimisht ishte Olimpiakosi që mori lojtarë të akademisë te PAOK, ndërsa këtë herë do të ndodh e kundërta.

PAOK gjen dhe piketon te Olimpiakosi sulmuesin e talentuar të Shqipërisë, Emiliano Bullari. Sipas asaj që raportojnë mediat greke do të jetë ky ekipi i ri i Bullarit, që shpeshherë ka përfunduar edhe në listën e ekipit të parë të Olimpiakos.

Në Greqi e thërrasin ndryshe edhe “Zlatan Ibrahimoviç” për shkak të staturës fizike dhe ngjashmërisë në lojën e tyre. Ndërkohë talenti kuqezi ka vendosur edhe shumë rekorde të ndryshme, teksa është i pari te Olimpiakosi që vetëm në moshën 16-vjeçare ka nënshkruar një kontratë profesioniste, por edhe për faktin se askush tjetër më herët nuk kishte luajtur te Shqipëria U-21 dhe të ishte në moshën 17-vjeçare. Emiliano Bullari e bëri të mundur këtë gjë dhe madje duke shënuar në debutim, në atë barazim dramatik me rezultatin 2-2 ndaj Turqisë U-21. Ndërkohë për të sjellë këtë sulmues te Shqipëria u fitua një “luftë” me Greqinë, pasi helenët e donin me çdo kusht te grupmoshat e tyre.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top