
Duket se Panuçi ka vendosur të grumbullojë edhe një lojtarë nga kampionati shqiptar, teksa vetëm para pak çastesh është konfirmuar se Lorenc Trashi është afrimi më i ri i Kombëtares. Futbollisti i Partizanit po zhvillon një sezon fantastik me ekipin e kuq, ku këta të fundit janë edhe në vendin e parë të Superligës shqiptare.
Trashi i është bashkuar menjëherë ekipit Kombëtar ku do të jetë i gatshëm për Kristian Panuçi në dy ndeshjet e ardhshme që do të kenë kuqezinjtë për eleminatoret e vlefshme për kampinatin europian, atë kundër Turqisë dhe transfertën përballë Andorës. Kujtojmë që grumbullimi i tij është trumpetuar gjatë nga mediat vendas dhe nga opinionistët e shquar sportiv dhe tashmë ai është pjesë e Shqipërisë. Një ftesë kjo tejet e merituar, pasi edhe kampionati ynë ka potencialin e duhur për të furnizuar ekipin Kombëtar dhe jo gjithmonë ligat e huaja duhet të jenë në qendër të vëmendjes.
Me Trashin në rradhët e Shqipërisë skuadra e Partizanit dhe e Laçit janë dy ekipet e vetme vendase që kanë “dërguar” lojtarët e tyre për Shqipërinë. /Shqiperia.ch/