You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E bujshme/ “Nuk mundeni me mafian e futbollit”, babai i Lorik Canës jep dorëheqjen në Kosovë

E bujshme/ “Nuk mundeni me mafian e futbollit”, babai i Lorik Canës jep dorëheqjen në Kosovë

Babai i Lorik Canës ka marrë vendimin drastik për të dhëën dorëheqjen nga klubi i Vëllaznimit. E gjitha kjo ka ardhur pas atij skandali në ndeshjen e fundit kundër Trepçës, që vulosi edhe të ardhmen në Ligën e Parë.

Agim Cana dhuroi një shou të madh në dhomat e zhveshjes, ndërsa me mediat dhe kamerat e ndodhura aty, kërkoi të motivonte lojtarët që ishin në lot me fjalët e përgjithshme: “Ngrini kokën djema, pasi nuk mundeni ju dot me mafian”. Menjëherë do të vinte edhe vendimi nga FFK, për ta dënuar presidentin e Vëllaznimit me 6 muaj mos ushtrim detyre. Sipas asaj që raporton “Indeksionline”, tashmë Agim Cana e ka marrë vendimin e pakthyeshëm për t’u larguar nga Vëllaznimi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top