Tashmë duket se gjithçka ka marrë fund sa i përket Florent Hadërgjonaj. Ky i fundit do t’i bashkohet Kosovës, pasi te Zvicra nuk ka pasur hapësirat e mjaftueshme.
Sigurisht, ky nuk është një përfundim i yni, pasi do të ishte vetë trajneri Shaland që do të shprehej se lojtari i Huddersfield duhej të zgjidhte dardanët, sepse nuk do të kishte mundësi të luante te Zvicra. “Indeksonline” ka raportuar se gjithçka ka marrë fund, ndërsa ishte vetë tekniku zviceran që e takoi më nga afër Hadërgjonajn.
Lojtari pritet t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e qershorit, kur do të luhet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, e jo menjëherë në takimin e marsit. /Shqiperia.ch/