You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ “Neglizhencë dhe indiferent”, Mavrajt i tregohet dera në Greqi me pak muaj

E bujshme/ “Neglizhencë dhe indiferent”, Mavrajt i tregohet dera në Greqi me pak muaj

Edhe pak ditë na ndajnë nga hapja zyrtare e merkatos dimrore dhe drejtuesit e skuadrave kanë filluar të veprojnë përsa i përket lojtarëve që do të afrojnë, por edhe që janë të padëshiruar.

I tillë është edhe klubi i Arisit të Selanikut, ku në përbërje të tij ka edhe 2 legjinarët e Kombëtares tonë, Migjen Basha dhe Mërgim Mavraj. Sipas mediave greke, presidenti i Arisit ka vendosur të nxjerrë në treg kapitenin e kuqezinjve, Mavraj. Ky i fundit që prej transferimit të tij në këtë sezon tek kjo skuadër, duket se nuk ka treguar më të mirën.

Sipas të përditshmes “ethonos.gr”, raportohet se Mërgimi është në listën e zëzë, tek lojtarët e padëshiruar që do të largohen nga kjo skuadër.Presidenti i klubit, Theodoros Karypidis, mendon se disa futbollistë po tregojnë indiferencë dhe se nuk kanë ndihumuar as minimumin në fushë. Sipas numrit një të klubit të Arisit, këtyre futbollistëve, do t’u kërkohet të zgjidhin kontratën ose të bien dakort për vendimet e klubit.

Mesa duket mbrojtësin e Kombëtares do të largohet nga skuadra greke ku është aktualisht dhe për Mavrajn, priten zhvillimet të reja përsa i përket të ardhmes së tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top