You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Në Holandë duan talentin e Shqipërisë, e kthejmë “Eredivisen” si “Seria A”

E bujshme/ Në Holandë duan talentin e Shqipërisë, e kthejmë “Eredivisen” si “Seria A”

Pas zbulimit nga ana e Skëndërbeut tek Lille në Francë, Agim Zeka do të hidhte një hap të madh në karrierë, megjithëse u dërgua në ekipin e dytë. Lojtari 20-vjeçar ishte në rastet e rralla që talentet e Superligës shqiptare të transferohen jashtë vendit në nivele të tilla.

Për dy gjysmë sezoni, Zeka nuk arriti të gjente formën më të mirë. Në 20 ndeshje te luajtura, sulmuesi realizoi vetëm 1 gol. Disfavori i tij ishte mosha teksa duhet të priste në stol për të rrëmbyer ato pak minuta. Në janar të 2017 sulmesi u transferua në Portugali në formë huazimi, ku pas gjysmë sezoni tek skuadra e Varzim, një tjetër ekipi po nga Liga e dytë mori shërbimet e sulmuesi.

Pas afro dy vitesh huazime, Zeka mund të blihet përfundimisht në këtë merkato të janarit. Për sulmesin interesohet skuadra hollandeze e Fortuna Sittard, e cila militon në elitën vendase të “Eredivise”, madje duke luftuar edhe për një vend në Kupat e Europës. Kartoni i 20 vjeçarit zotërohet nga Lille, por francezët nuk duken të sigurtë për t’i ofruar hapsira lojtarit. Një kalimi i tillë do të rriste edhe cilësinë e lojtarit duke qenë se kampionati hollandez kryesohet fuqishëm me 5 vendet e para.

Nëse kjo marrëveshje do të zyrtarizohet, atëherë shqiptarët në “Eredivisie” do të shtoheshin si kurrë më parë, duke na kujtuar “Serinë A”, ndërsa së fundmi edhe Skënder Loshi i është bashkuar ekipit të parë të Nac Bredës. Aktualisht Agim Zeka është edhe pjesë e Shpresave drejtuar nga Alban Bushi. Vitet premtojnë për talentin e sulmesit shqiptar për të mbërritur drejt të vetmit qellim, Kombëtarja A./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top