You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Nac Breda merr talentin e Shpresave, flet Loshi: U shokova pas ftesës!

E bujshme/ Nac Breda merr talentin e Shpresave, flet Loshi: U shokova pas ftesës!

Skënder Loshi është marrë nga ekipi i parë i Nac Bredës. Sulmuesi 19-vjeçar ka arritur të shënojë 3 gola në 6 ndeshje me ekipin e të rinjëve, duke qenë një nga elementet e spikatur nga grupi i holandezëve.

Vetëm pak kohë më parë ai zgjodhi t’i bashkohej Shqipërisë U-21, që drejtohet nga ana e Alban Bushit. Madje do të ishte vetë klubi holandez që do e uronte futbollistin në fjalë, për ardhjen e ftesës nga ana e kuqezinjve.

Nac Breda po zhvillon fazën përgatitore në Spanjë, ndërsa një surprizë e madhe erdhi për Skënder Loshin. Ai mori ftesën nga trajneri Van der Gaag, për t’iu bashkuar skuadrës së parë të holandezëve. Me valixhet që duheshin bërë gati në një kohë rekord, sipas asaj që raporton “Shqiperia.ch”, Loshi e komenton në këtë mënyrë ftesën e ardhur:

“Isha i shokuar me veten time, megjithëse kisha një gëzim të jashtëzakonshëm. Unë nuk e prisja dhe jam shumë i lumtur. Kam punuar shumë për këtë ditë dhe kjo ishte ajo që më tha edhe trajneri. Më pëlqejnë rastet kur jam i vetëm me kundërshtarin dhe dua vetëm të shënoj”, u shpreh Loshi. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top