You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Mihaj e thotë hapur: Unë doja të luaja me Greqinë, por nuk kishin interes për mua

E bujshme/ Mihaj e thotë hapur: Unë doja të luaja me Greqinë, por nuk kishin interes për mua

Enea Mihaj iu bashkua kombëtares shqiptare, ndërsa në krye të saj ishte trajneri italian, Panuçi. Një kartë e mirë kjo për të bindur mbrojtësin në fjalë, që i kishte thënë 7 herë “JO” Shqipërisë. Lojtari i Panetolikos zotëron aftësi të mëdha, megjithëse ka pasur pak hapësira te Kombëtarja.

Në një intervistë të fundit për “Sports.gr”, Mihaj e thotë hapur se dëshira e tij ishte të luante për Greqinë, por për shkak të mungesës së interesit nga ky vend, zgjodhi të luante me kuqezinjtë. “Është e vërtetë se dëshira ime në fillim ishte të luaja me Greqinë, por nuk kishte interes nga kjo anë.

Pastaj Shqipëria  shpenzoi një vit përpjekje të mëdha për të më marrë dhe unë e vlerësova. Ndihem i justifikuar me zgjedhjen time. Kam konkurruar në Kombëtare me lojtarët që luajnë në ligat e njohura dhe kam fituar shumë prej tyre”, ka thënë Mihaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top