You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E bujshme/ Mbrojtësi shqiptar transferohet te Benfika, është e ardhmja e portugezëve

E bujshme/ Mbrojtësi shqiptar transferohet te Benfika, është e ardhmja e portugezëve

Në ditën e sotme është mbyllur me sukses marrëveshja mes klubit të Benfikës dhe mbrojtësit me origjinë shqiptare, Adrian Bajrami. Futbollisti 16-vjeçar konsiderohet si e ardhmja e portugezve, prandaj drejtuesit e klubit të njohur, nuk humbën më tepër kohë.

Ata arritën që të siguronin shërbimet e Bajramit nga klubi i Young Boys, ku futbollisti i talentuar ka luajtur më parë. Gjithçka është pasqyruar nga mediat portugeze, të cilat njoftojnë se fillimisht shqiptari duhet t’i bashkohet ekipit të të rinjëve.

Bajrami është pjesë e të rinjëve të Zvicrës, megjithëse nuk numërohen paraqitjet në fushën e lojës me fanellën e helvetëve. Në garë për shërbimet e tij do të jetë gjithmonë edhe Shqipëria, por në raste të tilla, më shumë sesa vullneti i drejtuesve tanë është dëshira e vetë lojtarit ajo që bën diferencën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top