You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Mbrojtësi i Shqipërisë te Benfika, lojtari që bindi Panuçi pas 7 refuzimesh

E bujshme/ Mbrojtësi i Shqipërisë te Benfika, lojtari që bindi Panuçi pas 7 refuzimesh

Enea Mihaj është shumë pranë gjigandëve portugez të Benfikës. Nuk po flasim për një teori konspirative, por për një të vërtetë të madhe. Është një prej mediave portugeze, “Record”, ajo e cila zbulon tratativat e klubit portugez.

Marrëveshja mes Benfikës dhe Panetolikosit ka nisur, me skuadrën greke që ka marrë dy lojtarë në huazim deri në fundin e sezonit te skuadra në fjalë, Guga dhe Amaral. Nga ana tjetër, Benfika nuk ka ndërmend të ndalet këtu, pasi edhe kërkon dy prej lojtarëve premtues të Panetolikos.

Bëhet fjalë për Enea Mihajn dhe Georgios Liavas, dy futbollistët e rinjë dhe shumë premtues për të ardhmen. Mbrojtësi i Shqipërisë, 20-vjeçari Mihaj, është njeriu që Panuçi bindi për t’u afruar te Kombëtarja pasi na kishte refuzuar 7 herë më parë.

Sipas informacioneve të marra nga media portugeze, Benfika kërkon të mbyll marrëveshjen me skuadrën greke që në janar, por duke mos përjashtuar mundësinë për t’u vendosur kushti që Enea Mihaj të shkojë në Portugali me përfundimin e sezonit aktual. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top