
Një skandal vjen nga Anglia, para se Manchester United të ndeshet me Partizanin e Beogradit në transfertë. Ndodh për herë të dytë dhe e njëjta arsye që quhet Nemanja Matiç.
Nëpërmjet një kronike të përgatitur për mesfushorin që prezanton vendlindjen, shihet edhe harta e Serbisë. Tërësisht e gabuar, pasi në të përfshihet edhe Kosova. Një gabim që tashmë nuk mund të quhet më rastësor, pasi kishte ndodhur pak muaj më parë, atje ku gjigantët anglez u detyruan të fshin postimin e tyre.