You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Luajmë ndaj Skocisë, Panuçi rikthen pas shumë kohësh mesfushorin shqiptar

E bujshme/ Luajmë ndaj Skocisë, Panuçi rikthen pas shumë kohësh mesfushorin shqiptar

Shqipëria do të luajë ndaj Skocisë në ditën e nesërme, në ndeshjen e dytë të saj për Ligën e Kombeve. Pas fitores ndaj Izraelit, kuqezinjtë do të kërkojnë një tjetër sukses në transfertën skoceze.

Panuçi i ka befasuar të gjithë me vendimin e tij, teksa ka rikthyer mesfushorin Ergys Kaçe. Shumë kohë mungese në Kombëtare, por tashmë jo më. Futbollisti që ka gjithë simpatinë e tifozëve, mund të jetë nga minuta e parë ndaj Skocisë.

Megjithëse asgjë nuk është e qartësuar, futbollisti i Panathinakos është stërvitur normalisht me grupin, për të qenë në formën e tij më të mirë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top