You are here
Home > Kryefaqja > E bujshme/ Lëvizja historike! Portieri Bekaj nga Prishtina te ekipi i njohur i Bundesligës

E bujshme/ Lëvizja historike! Portieri Bekaj nga Prishtina te ekipi i njohur i Bundesligës

Mundësitë e arta për futbollistët shqiptarë kanë qenë të pakta për të veshur një fanellë europiane. Për shkak të njohjeve si shtete apo edhe ngadonjëherë menaxhimi jo i duhur i lojtarëve cilësorë të Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë trevave shqipfolëse, ka bërë që kalimet në skuadrat e futbollit europian të jenë të pakëta. Por rastet e suksesshme nuk mungojnë pasi një vend që prodhon lojtarë me deshirë të madhe dhe pasion në vena, e ka një dritare të hapur.

Rasti më i fundit është i portierit Visar Bekaj. Futbollisti 22-vjeçar është gati të përjetojë ëndrrën më të madhe në hapat e tij të para drejt karrierës sportive. Portieri i skuadrës së Prishtinës është me valixhe në duar drejt Gjermanisë. Sipas “Gazeta Olle”, Hoffenhenmi është gati për t’i ofruar mundësinë e artë portierit të talentuar. Bisedimet për këtë transferim janë ndihmuar edhe nga vetë presidenti i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, që do të përbëj edhe një transferim historik për futbollin dardanas. Nuk dihen ende kushtet e kontratës apo vlera e transferimit por një gjë është e sigurtë, Bundesliga do të pasurohet me një tjetër lojtar shqiptar.

Skuadra e Hoffenheim është një nga ekipet mesatare në kampionat. Vitin e kaluar gjermanët luajtën në grupet e Champions League. Ndërsa këtë vit Hoffenheim ishte fare pranë fazës së “Play Off”, këtë herë për “Europa League”. Në organikën e skuadrës janë tre portier, dy prej të cilëve nga 34 dhe 35 vjeç. Bekaj do të jetë portieri me moshën më të re në ekip çka do i sigurojë një investim mjaft të madh nga ana e klubit për të ardhmen e tij./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top