Deri tani kemi dëgjuar shumë raste, kur futbollistët shqiptarë nuk i janë bashkuar Shqipërisë, për shkak të shërbimit ushtarak që duhet të kryejnë në Greqi. Rasti i fundit ishte ai i Durmishajt, teksa nuk iu përgjigj dot pozitivisht ftesës së marrë nga Panuçi në takimet e fundit, pikërisht për këtë arsye.
Tashmë edhe Keidi Bares i ka dalë një problem i tillë. Mesfushori shqiptar ka kaluar diçka më shumë se 4 vite duke jetuar në Greqi, me këta të fundit që kërkojnë ta thërrasin në shërbimin ushtarak. Do të ishte vetë media prestigjoze spanjolle, “Eldesmarque” e cila do të shprehej për një çështje të tillë:
“Keidi u largua për një ditë nga stërvitja me ekipin e Malagas, për të zgjidhur problemet që i kanë dalë me ushtrinë në Ambasadën Greke, vend ky që mesfushori e zotëron pashaportën. Gjithsesi tani ai është kthyer normalisht me skuadrën”, shkruan “Eldesmarque”. /Shqiperia.ch/