You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Kapiteni Mavraj largohet nga Greqia, do të përfundojë në Gjermaninë e dytë

E bujshme/ Kapiteni Mavraj largohet nga Greqia, do të përfundojë në Gjermaninë e dytë

Nuk ka më asnjë shans të dytë për kapitenin e Shqipërisë, Mërgim Mavraj. Ky i fundit duhet të bëj gati valixhet nga Greqia, pavarësisht se u mendua fillimisht për një mundësi tjetër të dhuruar nga klubi i tij.

Mediat greke e bëjnë thuajse fakt të kryer, largimin e mbrojtësit shqiptar nga Arisi. Në orët në vazhdim do të vijë edhe zyrtarizimi i prishjes së marrëveshjes. Menjëherë në zyrat e klubit grek, ka ardhur edhe një ofertë për mbrojtësin e Kombëtares.

Ai do të shkojë të luajë në ligën e dytë të Gjermanisë, jo në elitë, megjithëse ende nuk bëhet i ditur emri i ekipit për Mavrajn. Presidenti i klubit pasi ka komunikuar sërish me trajnerin, kanë vendosur për të mos i dhënë më besim kapitenit të Shqipërisë, që tashmë përgatitet për një aventurë të re. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top