
Menjëherë pas shkarkimit të trajerit Vanhaezebrouck, Andërlekti është hedhur në “sulm” për zëvendësuesin e tij. Ditën e sotme nga mediat belge kanë dalë disa emra për të marrë udhëheqjen e skuadrë së Andërlektit. Humbja në transfertën kundër Cercle Bruge, i ka kushtuar rëndë Vanhaezebrouck, ku menjëherë u pushua nga pankina e Andërlektit.
Këtë listë e kryeson pikërisht hollandezi De Boer, teksa flitet se mungon vetëm firma në kontratë mes dy palëve. Kujtojmë që De Boer ka qënë trajner i disa skuadrave me emër si Inter, Ajaks, madje ka qënë edhe ndihmës trajner tek Kombëtarja e Hollandës. Duket se hollandezi është një potencial tepër fuqishëm për të marrë drejtimin e skuadrës belge. Tashmë në kampin e Andërlektit po reflektohet dhe po mendohet për një trajner që bazohet tek të rinjtë dhe tek e ardhmja.
Ajo çka mund të theksojmë është se kjo mund të jetë një lajm i mirë jo vetëm për Andërlektin, por edhe për Kristal Abazajn, pasi filozofia e lojës së hollandezit bazohet tek lojtarët e rinjë dhe cilësor. Përsa i përket mesfushorit kuqezi , mund të themi se e ka thyer akullin ditën e djeshme, teksa arriti të debutonte në kampionatin belg, në humbjen që mori skuadra e tij.
Tashmë çdo gjë mbetet për t’u parë në ditët në vijim, pasi kampionati është ende i gjatë dhe fundjava e sfidave vjen sërisht shpejt. Andërlekti duhet të vendosë mes hollandezit De Boer dhe emrave të tjera që janë më pak të dëgjuar në kampionatin belg. /Shqiperia.ch/