You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Igli Tare kërkon te Lacio mbrojtësin e Shqipërisë që bëri historinë në Seria A

E bujshme/ Igli Tare kërkon te Lacio mbrojtësin e Shqipërisë që bëri historinë në Seria A

Numri i lojtarëve shqiptarë te Lacio ka qënë gjithmonë i konsiderueshëm dhe kjo jo e ardhur në mënyrë aq të rastësishme. Gjithçka e ka një shpjegim dhe prania e Igli Tares si drejtori sportiv i kryeqytetasve, e dëshmon saktësisht për një ndihmë që ekziston për kryerjen e këtyre transferimeve.

Sigurisht që pa anashkaluar edhe vetë aftësinë që zotërojnë këta futbollistë. Së fundmi në mediat italiane është raportuar se Lacio është pranë marrjes së Anxhelo Ndreckës nga Kievo. Flasim për mbrojtësin shqiptar që bëri historinë në Seria A, ndërsa debutoi në sezonin e shkuar. Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që një lojtar shqiptar vetëm në moshën 17-vjeçare të kishte mundësinë për të luajtur në elitën e futbollit italian. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top