You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ I kishte treguar kombësinë dhe derën, Granit Xhaka shkarkoi sekretarin te Zvicra

E bujshme/ I kishte treguar kombësinë dhe derën, Granit Xhaka shkarkoi sekretarin te Zvicra

Granit Xhaka, padyshim është ky një ndër ambasadorët më të mëdhenj shqiptar, pavarësisht faktit që luan për Zvicrën. Rrethanat dhe kushtet ishin të tilla, që Graniti të mos i përkiste Shqipërisë. Gjithsesi, ai festim ndaj Serbisë në Botërorin e zhvilluar së fundmi nuk ishte i vetmi rast, kur ky njeri e ka treguar me krenari kombësinë e tij.

Pavarësisht gëzimit të madh në zemrën e shqiptarëve për të parë shqiponjën që “fluturonte” edhe në Rusi, në Zvicër një festim i tillë nuk u prit aspak mirë. Të shumtë ishin njerëzit që i kritikuan lojtarët me origjinë shqiptarë, për t’i treguar se kujt i përkisnin. Gjatë kësaj kohe, ka ndodhur edhe një episod mjaft i veçantë si për të treguar rolin që ka Graniti te Zvicra.

Media e njohur e helvetëve, “Aaargauerzeitung”, e shpall futbollistin shqiptar në vendin e parë në listën mes 50 sportistëve më me ndikim në Zvicër. Arsyeja? E thjeshtë. Menjëherë pas shqiponjës ndaj Serbisë, sekretari i përgjithshëm Alex Miescher ngriti pikëpyetjen: “A do vazhdojmë t’i mbështesim këta lojtarët me dy nënshtetësi?” Pyetja e ngritur nga ana e Miescher, gjeti menjëherë përgjigjen e Xhakës: “Këto pyetje i përkasin epokës së gurit”.

Megjithatë, përgjigjen e vërtetë Miescher do e merrte pak ditë më vonë. Ai ka dhënë menjëherë dorëheqjen nga posti që zotëronte te helvetët, duke përtypur të gjitha fjalët e thëna për futbollistët shqiptarë. Madje, media në fjalë e Zvicrës shkon edhe më tej, duke thënë se edhe Petkoviç është shpëtuar në Kombëtaren e tyre, vetëm falë Granitit. Keni ende dyshime? /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top