
Eros Grezda është thuajse i larguar nga Rangersi, ndërsa tani nuk ka asnjë dyshim të vetëm. Trajneri Gerrard nuk e mori sulmuesin shqiptar në përgatitjet e bëra për sezonin e ardhshëm, ndërsa mungesë të emrit kishte edhe në listën e Europës.
Për të vazhduar më tej, Grezda nuk gjendet as në miqësore e parëndësishme që luan Rangersi, për të dëshmuar qartë se nuk është planet e skuadrës. Media skoceze, “SunSport”, raporton së fundmi se dy ekipe të “Ligue 1” janë vendosur në garë për të marrë futbollistin kuqezi. Bëhet fjalë për Brestin dhe Dijon, skuadra këto që luajnë në elitën e futbollit francez, por që duhet të sigurojnë fillimisht mbijetesën për sezonin e ardhshëm. /Shqiperia.ch/