You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Formacionet zyrtare te Chelsea-Everton, debuton edhe Armando Broja

E bujshme/ Formacionet zyrtare te Chelsea-Everton, debuton edhe Armando Broja

Vetëm para pak minutash është publikuar formacioni zyrtar i Chelseat për ndeshjen që do të ketë ndaj Evertonit. Flasim këtu për përballjen që do të ketë Lampardi kundër Ançelotit, në ndeshjen që nis në orën 15:00 dhe e vlefshme për “Premier League”.

Për herë të parë, Armando Broja debuton te lojtarët e grumbulluar nga blutë e Londrës. Sulmuesi shqiptar e nis nga stoli këtë ndeshje dhe ka mundësi që të ketë disa minuta aktivizimi për të, duke parë që me të rinjtë ka qenë makineri golash. Gjithashtu Broja hyri në stadium me ekipin e parë edhe në ndeshjen e fundit kundër Liverpulit, por atje nuk do të gjendej as në stol. Këtë herë ndryshon historia, ndërsa është një moment kulminant për karrierën e Brojës.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top