You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Ekipi i Serisë A bën tregti në Shqipëri, kërkon dy lojtarët nga kryeqyteti

E bujshme/ Ekipi i Serisë A bën tregti në Shqipëri, kërkon dy lojtarët nga kryeqyteti

Ekipi i Serisë A, Kievo, kërkon që në merkaton e janarit të bëj tregti në Shqipëri. Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, ekipi italian i ka piketuar lojtarët e tij.

Bëhet fjalë për Jurgen Bardhin dhe Alban Hoxhën. Faktikisht, për këtë të fundit nuk është hera e parë që përflitet kalimi në elitën e futbollit italian. Përpara pak kohësh ishte shfaqur një mundësi e mundshme që portieri i Partizanit të kalonte në Serinë A.

Tashmë vjen sërish një mundësi e artë, por këtij futbollisti do t’i bashkohet një tjetër lojtar nga Partizani. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin Jurgen Bardhi. Futbollisti 22-vjeçar shihet si një lojtar me potencial të madh, e nuk do të ishte e habitshme kalimi në elitën e futbollit italian. Kievo ndodhet në vendin e fundit në Itali dhe mbijetesa në këtë sezon, duke thuajse e pamundur me 8 pikë të marra deri në gjysmën e sezonit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top