You are here
Home > Kryefaqja > E bujshme/ Durmishajn e përjashtojnë, një tjetër talent na tradhëton për Greqinë A

E bujshme/ Durmishajn e përjashtojnë, një tjetër talent na tradhëton për Greqinë A

Greqia ka bërë publike listën për dy takimet e radhës që do të ketë ndaj Finlandës dhe Lihtshtejnit. Ndryshime ka pasur nga ana e trajnerit, që ka lënë jashtë Fiorin Durmishajn, ndryshe nga përballjet e mëparshme.

E gjitha kjo pasi sulmuesi i ardhur nga Panionosi nuk po gjen hapësirat e duhura te Olimpiakosi. Durmishaj nuk ka luajtur ende asnjë minutë të vetme te Greqia, por këta të fundit kanë marrë një tjetër talent me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për Mario Vrushajn, që luan me Willem II në elitën e futbollit holandez. Për herë të parë ky futbollist gjendet në listën e Greqisë A, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të mëdha që ka bërë Shqipëria për ta marrë në Kombëtare, Vrushaj ka zgjedhur përfundimisht helenët. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top