You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Do të jepen miliona euro, Arsenali kërkon të transferojë Endri Çekiçin nga Ljubjana

E bujshme/ Do të jepen miliona euro, Arsenali kërkon të transferojë Endri Çekiçin nga Ljubjana

Një çmenduri e vërtetë duket dhe nuk jemi në 1 prill. Endri Çekiçi është gati për të bërë lëvizjen më të rëndësishme të karrierës së tij, ndërsa në Slloveni publikohet edhe një “bombë” sa i përket transferimit të ri.

Kështu është media “24.ur” që shkruan saktësisht se Arsenali ka hyrë së fundmi në garë për të transferuar Endri Çekiçin nga Ljubjana. Madje duke theksuar se gati janë disa milionë euro për të përfunduar në arkën e klubit slloven. “Sipas një informacioni të besueshëm, ky futbollist që po rritet me ritme të shpejta dhe me një “këmbë të shkëlqyeshme” ka marrë edhe interesimin e Arsenalit që është gati të paguajë disa miliona euro”, është shkrimi që vjen nga “24.ur”.

Këtë lajm e kanë shpërndarë edhe disa media të tjera në Slloveni që sigurisht shprehen se Çekiçi është një prej futbollistëve më të mirë të Olimpias dhe pritet që të bëj një hap të madh në karrierë, por prapëseprapë duket mjaft e çmendur ideja për të kaluar menjëherë te Arsenali.

Për momentin ky është raportimi që jep një shpresë të madhe, ndërsa në ditët në vijim pritet që të qartësohet edhe më tepër situata. Olimpik Ljubjana ndodhet në vendin e parë në kampionat me 50 pikë, ndërsa një dorë e madhe vjen nga sulmuesi shqiptar që ka arritur të realizojë 9 gola dhe të jap 4 asist. I dalë nga Dinamo e Zagrebit dhe pa pasur mundësinë për të luajtur shumë me ekipin e parë të kroatëve, Çekiçi mund ta gjejë veten përkrahë Granit Xhakës dhe yjeve të tjerë botërorë. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top