
Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, teksa Etrit Berisha është duke menduar largimin nga Atalanta. Portieri i Kombëtares është ulur në stol nga ana e portierit të ri, Gollini, teksa Gasperini ka vendosur që të mbaj shqiptarin në pankinë gjatë këtij sezoni.
Kjo ka sjellë pakënaqësi te portieri i Shqipërisë, i cili sheh se ka humbur edhe vendin e titullar te Shqipëria. “Piantagenoa1893.net” shkruan se ekipi i Genoas ka shfaqur interesim për gardianin shqiptar, për ta transferuar në merkaton e janarit.
Ky transferim mund të bëhet i mundur, duke parë edhe situatën e vështirë që Berisha po kalon te Atalanta. Megjithatë, nëse gjithçka shkon me sukses, atëherë portieri i Shqipërisë do të gjente një njohje të vjetër te Genoa, Frederiko Marketin.
Portieri italian ishte arsyeja kryesore që detyroi Berishën të largohej te Lacio, për shkak të mungesës së hapësirës. Megjithatë situata tani ka ndryshuar, pasi Marketit po ia merr vendin e titullarit një tjetër portieri i ri si Radu, ndërsa afrimi i Berishës do e dërgonte si portieri të dytë në rastin më të mirë. /Shqipëria.ch/