You are here
Home > Kosova > E bujshme/ Arrestohen 8 tifozë çekë, dështon ngritja e dronit: Kosova është Serbi!

E bujshme/ Arrestohen 8 tifozë çekë, dështon ngritja e dronit: Kosova është Serbi!

Kur kanë mbetur edhe disa orë nga ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë, që zhvillohet nesër në orën 15:00 për kualifikueset e Europianit, një surprizë e pakëndshme vjen nga miqtë. Sipas asaj që raporton “Indeksionline”, policia e Kosovës ka arrestuar 8 tifozë çekë në Ferizaj për surprizën e pakëndshëm që po përgatisnin këta të fundit.

Me të njëjtën ide si Ballist Morina në Beograd, një dron ishte projektuar për t’u ngritur me mbishkrimin: “Kosova është Serbi”. Fatmirësisht plani ka dështuar dhe gjithçka është kapur në kohë, por policia mbetet e vëmendshme edhe ndaj tentativave të tjera që do të vijnë nga miqtë, pasi atje ndodhen edhe shtetas serbë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top