You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Argjentina ftohet për kalimin në Europë, ja shanset për përballjen me Shqipërinë dhe Kosovën

E bujshme/ Argjentina ftohet për kalimin në Europë, ja shanset për përballjen me Shqipërinë dhe Kosovën

Mesi ka bërë një akuzë të madhe pas eliminimit të Argjentinës ndaj Brazilit, duke u shpreh se organizata drejtuese e Konfederatës së Futbollit të Amerikës Jugore, po shfaqte një skandal për të mbështetur ata që do të rezultonin edhe si fituesit e këtij turneu.

Kjo ka sjellë që në media të dalë edhe një lajm i bujshëm, për kalimin e Argjentinës në Europë. Të gjithën këtë e bën publike “Fox Sport”, e cila shkruan se kësaj Kombëtare i ka mbërritur ftesa për të qënë pjesëmarrëse në “Ligën e Kombeve” që do të zhvillohet në sezonin e ardhshëm.

Sigurisht që ka shumë vështirësi që një plan i tillë të vendoset në zbatim, por nëse dëshira do të ekzistojnë nga të dyja palët, atëherë nuk është e pamundur. Duke marrë të mirëqënë se Argjentina do të kalojë në “Ligën e Kombeve”, atëherë shanset për përballjen me Shqipërinë dhe Kosovën janë 0. Kjo pasi ne ndodhemi në Ligën C, ndërsa Kombëtarja që kryesohet nga ylli Lionel Mesi do të gjendej në Ligën A. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top