
Rastet e lojtarëve shqiptarë që zgjedhin të luajnë për Greqinë janë shtuar shumë në kohët e fundit. Nga Durmishaj te Vrushaj, tashmë nuk ka më kufij të përcaktuar sa i përket egos së madhe që kanë futbollistët për karrierën e tyre, duke bërë edhe zgjedhje të paimagjinueshme.
Vrushaj ishte i fundit që pranoi ftesën e Greqisë U-21, duke e refuzuar atë të kuqezinjve. Por nuk mbaron me kaq, janë mediat greke ato që vendosin një alarm të ri. Bëhet fjalë për “In.gr”, që shkruan edhe për Emiliano Bullarin.
Sulmuesi që zgjodhi Olimpiakosin iu bashkua Shqipërisë U-21, por nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Alban Bushi për takimet me Turqinë dhe Andorrës. Grekët aludojnë se kuqezinjtë tashmë janë të frikësuar edhe Bullarin, se do të bëj një tjetër lëvizje, për të kaluar te helenët. /Shqiperia.ch/